Ministri rus i Mbrojtjes viziton rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia

schedule17:30 - 19 Maj, 2023

schedule 17:30 - 19 Maj, 2023

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka vizituar pjesën e pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia në Ukrainë, të cilën Rusia e konsideron të aneksuar.

“Gjatë punës në zonën e operacionit special ushtarak, Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu, inspektoi postin e komandës së përparme të një prej formacioneve të grupit të trupave Vostok në Zaporizhzhia”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan CNN.

Është e paqartë se kur ka ndodhur udhëtimi i raportuar. Ministria e mbrojtjes publikoi një video të Shoigut duke ecur në një bunker nëntokësor, duke folur me komandantët dhe duke dhënë medalje.

“Çmimet e larta janë një vlerësim i lartë i punës suaj ushtarake”, thotë Shoigu në video. “Faleminderit për këtë. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shërbeni me besnikëri vendit tonë, për të mirën e popullit të tij. Urime dhe kujdesuni për veten”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!