Protesta e të rinjve demokratë para KQZ të enjten paradite, ndërkohë që parlamenti nisi seancën e parë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, u duk më shumë një përpjekje për të tërhequr vemendjen nga perballja e te gjitha pjeseve te partise demokratike, asaj të vulës apo Foltores me realitetin e hidhur të shifrave të humbjes. Foltorja me 300 mijë demokratë që ndenjën të dielën në shtepi dhe vula me më pak vota sesa votat e pavlefshme në gjithë Shqipërinë. Dhe me sëmundjen e pashërueshme për të gjetur gjithmonë fajin e përgjegjësinë te të tjerët dhe jo tek vetja. Si gjithmonë më i paprekshmi nga të gjithë është Sali Berisha.
Deputetët e rrethit të tij më të ngushtë, që kanë qenë të zëshëm për të larguar Lulzim Bashën për cdo humbje në zgjdhje, u bënë mburojë të Sali Berishës, për disfatën e 14 majit, që shënoi humbjen më të madhe në historinë e vetë PD.
“Asnjë hap, gjithë synimi në gjithë këtë luftë tani, të ikë Berisha, është ta lënë PD të shkalafitet fare”
Sali Berisha nuk ka mbledhur ende asnjë prej organeve që ai drejtohen, Kryesinë apo Këshillin, ku ndoshta deputetët mund të tregojnë një version ndryshe nga ai, për humbjen e zgjedhjeve.
Megjithatë, edhe ata, si Berisha, thonë se është Rama përgjegjësi për humbjen e opozitës. Dhe premtojnë se do të ketë reflektim.
“Vetëm vota është ajo që të largon dhe askush tjetër, vota e demokratëe.”
“Ky regjim mund të përballohet vetëm me një lëvizje të madhe popullore dhe me asgjë tjetër”
Edhe ata që i qëndruan larg, duke u rreshtuar tek partia demokratike zyrtare, nuk artikulojnë dorëheqjen e Berishës.
“A është kusht largimi i Berishës: PPD duhet të ishtë bashkë përtej interesave personalë, të reflektojme të mos presim, t’i japim kohë demokratëve dhe vetes se ku ne gabuam.”
Por jo të gjithë.
“ E kemi patur 13 vite drejtues, e kemi patur 13 vite lokomotivë të trenit opozitar, dhe vjen një moment që mund të bësh një hap mbrapa. Unë e kam thënë e vijoj ta them, me Berishën në krye kjo punë nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk bëhet. Që tregon që Berisha të bëjë një hap prapa. Na duhet një lider ship.
“Berisha është i vetmi që ka në dorë të lejojë bashkimin e demokratëve, duke u tërhequr”
Sali Berisha ka deklaruar se nuk tërhiqet dhe cdo ditë përmes daljeve të tij, e arsyeton këtë vendim.
Duke hequr përgjegjësinë nga vetja dhe duke artikuluar akuza për kreun e qeverisë, se ia ka vjedhur votat.
“ Unë jam këtu për të thënë se këto zgjedhje janë një farsë elektorale e paprecedent.”
Tjetër situatë ndodh në PD-në zyrtare. I komanduari nga Basha, të mërkurën dha dorëheqje, duke ia lënë vendin një pasuesi, që ende nuk është e qartë, do të zgjidhet apo do të emërohet. Emri sipas rregullores, është Jorida Tabaku. Por që do të presë edhe pak për të marrë një vendim.
“Do ta shoh dhe do të marrë vendim me demokratët”
Me Foltoren ku Sali Berisha nuk jep dorëheqje, dhe me pd zyrtare që është pa kryetar, të dyja palët përsërisin atë që e thonë prej kohëësh, së pari se duhet të reflektojnë, sës dyti secili të lërë mënjanë interesant personale, dhe së treti të bashkohen nën një logo, gjë që ende duket e larër të realizohet./abcnews.al