Manchester City është në finalen e Champions League për herë të dytë pas një paraqitje madhështore ndaj Real Madrid.
Ndërsa “qytetarët” ishin në përpjekje për të fituar ndeshjen, tensionet u rritën mes stolit dhe fushës, konkretisht mes Guardiolës dhe De Bruyne.
Siç shihet në një video të regjistruar nga një tifoz nga tribuna, trajneri spanjoll i bëri një vërejtje belgut i cili vonoi të pasonte dhe humbi topin, ndërsa Guardiola dëgjohet të thotë “Paso, Paso”.
Menjëherë, kapiteni i City u tërbua dhe ia kthehu: “Pusho, Pusho”, me Guardiolën që më pas u kthye drejt pankinës i nervozuar.
Kjo situatë sigurisht që mbeti vetëm në fushë, pasi kur belgu u zëvendësua, të dy u përqafuan./h.ll/abcnews.al
Guardiola: “Pass the ball, Pass the ball!”
Kevin De Bruyne: “Shut up! Shut Up!” ?? pic.twitter.com/2kejPutE0s
— Football Fights (@footbalIfights) May 18, 2023