Ka shumë hapësirë për suksesin e arritur falë katër golave kundër Realit në gjysmëfinale dhe prekja e finales së stambollit, por sipas fjalëve të Guardiolës, rëndësinë tashmë e merr finalja kundër Interit.
“Duke luajtur në një finale kundër një skuadre italiane nuk është kurrë më e mira, do të duhet të përgatitemi mirë mendërisht, Interi nuk është skuadër që thyhet lehtë.
Ne jemi në finalen e Champions League dhe kjo nuk ndodh shpesh. Ndihem shumë i lumtur që jemi atje. Është hera e dytë në tre vjet. Tani le të përgatitemi për ndeshjen e së dielës që mund të nda ndihmojë të fitojmë kampionatin dhe më pas do të mendoj për finalen e Champions League”, u shpreh Guardiola.
Në përballje me Interin, kjo e Stambollit do të jetë hera e pestë për Guardiolën si trajner, ku katër sfidat janë kryer në sezonin 2009-2010, atëherë kur Interi fitoi tripletën e famshme. Në atë kohë, Guardiola ishte trajneri i Barcelonës. Dy herët e para u përballën në fazën e grupeve, ku në San Siro përfundoi 0-0, ndërsa në Camp Nou 2-0. Më pas, në të njëjtin sezon, ata përballen përsëri në gjysmëfinale, ku sfida e parë në San Siro përfundoi me fitoren e Interit 3-1, ndërsa në Spanjë 1-0 për katalanasit, por që nuk mjaftoi për të shkuar në finalen e madhe të Madridit./h.ll/abcnews.al