SHQIPËRI- Që prej janarit të 2019 janë mbi 170 mijë fëmijë, të cilët kanë përfituar “bonusin e bebes” nga qeveria shqiptare. Këto shifra u publikuan nga kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Sipas programit, familjet e reja përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se më shumë se 170 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri./abcnews.al