4 fëmijë gjenden në xhungël 2 javë pas përplasjes së avionit

schedule08:27 - 18 Maj, 2023

schedule 08:27 - 18 Maj, 2023

4 fëmijë nga një komunitet indigjenësh në Kolumbi u gjetën gjallë në jug të vendit, dy javë pasi avioni me të cilin udhëtonin u rrëzua në mes të xhunglës.

Lajmi u dha nga presidenti Gustavo Petro në rrjetet sociale i cili falënderoi të gjithë personat e përfshirë në këtë operacion kërkim-shpëtimi që mbajti në ankth mbarë vendin për ditë të tëra.

Sipas dinamikës, avioni Cessna 206 që transportonte 7 persona nga Araracuara në San Jose del Guaviare pësoi një defekt në motor për shkak të motit të keq dhe për këtë nisi thirrjen për ndihmë në aeroportin më të të afërt.

Tre të rritur, përfshirë këtu dhe pilotin u gjetën të vdekur në vendin e rrëzimit, teksa 4 fëmijët arritën të mbijetonin, mes të cilëve ishte dhe një foshnje 11 muajshe.

Gjatë ditëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, ekipi kishte shpresa se do gjente të mbijetuar pasi pikaste streha të improvizuara dhe fruta të ngrëna në zona të ndryshme të xhunglës.

Për këtë arsye në operacion u përfshinë dhe avionë dhe helikopterë të ushtrisë kolumbiane, përpjekjet e të cilëve nuk rezultuan të kota.

/abcnews.al