Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ftuar në “News Line” në ABC News, u shpreh se të gjithë funksionarët demokratë duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe të japin dorëheqjen. Kalaja shtoi se dështimi ishte i pritshëm ndërsa shtoi se ‘simptomat’ u vunë re tek tubimi në stadium.
“Kam bërë një thirrje për përgjegjësi të të gjithë atyre njerëzve që janë përfshirë në zgjedhje, që të marrin përgjegjësitë e veta. Kam kërkuar dorëheqje të të gjithë funksionarëve të PD, për hapësira dhe model të ri të opozitës dhe për t’u bërë gati për zgjedhjet e 2015. Humbja duhet parë në sy. Makineria e partisë shtet ishte e pranishme kudo me zgjedhje të pabarabarta dhe të pandershme. Ne e dinim se kjo do të ndodhte. Edi Rama nuk ndryshon dhe është përgjegjësi e të gjithëve për të marrë atë që i takon në këto momente dhe burrëri për t’i dalë përballë kësaj situate gjitmonë në funksion të 2025-ës.”, tha ai.
I pyetur se përse nuk e jep dorëheqjen Berisha, Kalaja tha: “I kam kërkuar çdo njeriu që merr pjesë te e djathta, ose tek opozita që të marrë përgjegjësitë e veta pra për ta konsideruar dorëheqjen. Në rast se është zgjidhja duhet ta japë dorëheqjen, nëse rast se jo duhet të hapet një debat publik me qytetarët që ka munguar. Berisha është viktimë e gjithë kësaj historie sepse është një njeri që bëri gjithçka që shqiptarët të votonin lirë por kjo nuk ka mjaftuar si histori. A është Shqipëria më mirë me 54 bashki që do të drejtohen nga Rama.”, tha Kalaja.
Ai shtoi se është momenti që të flasin të gjithë demokratët për të zgjidhur problemet.
“Simptomat e para të këtij dështimi u dhanë që me 15 Prill në takimin në stadium, ku iu drejtova të gjithë organizatorët të marrin përgjegjësi për atë që ndodhi sepse është e pafalshme që lideri i opozitës të flasë dhe të jenë aty një grup njerëzish. Që të degradonte gjithë takimi i hapjes së fushatës me një grup njerëzish nuk u mbajt përgjegjësi. Duhet të flasin të gjithë demokratët, duke filluar nga baza, se cilat ishin problemet.”, tha ai.
Një koment pati edhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i PD-së.
“E përshëndes dorëheqjen. Është një standard. Kërkohet reflektim në këto kohë që ëshë marrë një humbje e përgjithshme nga opozita në tërësi. Këtë dorëheqje do ta prisja nga shumëkush tjetëer që është përgjegjës për atë rezultat me 14 Maj.”, tha Kalaja./abcnews.al