Ambasada e SHBA: Si do të ndikojë në jetën e shqiptarëve reforma në drejtësi?

schedule11:18 - 3 Shtator, 2019

schedule 11:18 - 3 Shtator, 2019

Në një tjetër video informuese në rrjetet sociale,  Ambasada Amerikane thotë se reforma në drejtësi do të sigurojë gjyqtarë e prokurorë të paster si dhe barazi për të gjithë para ligjit. SHBA është investuar maksimalisht për reformën në drejtësinë shqiptare, që me hartimin e miratimin e saj 3 vite më parë.

Përmes një videomesazhi tjetër ambasada amerikane në Tiranë ka shpjeguar të tjera detaje lidhur me reformën në drejtësi, zbatimin e saj dhe ndikimin që do të ketë në jetën e qytetarëve.

Duke bërë një përmbledhje të videove informuese, te publikuara gjate 2 muajve te fundit, theksohet se reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit.

Si edhe në videon e mëparshme theksohet se vetingu do të spastroje sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar apo të paaftë.

Në videon e ambasadës amerikane shpjegohet dhe garantohet gjithashtu se së shpejti gjykata kushtetuese në Shqipëri do të jetë funskionale me gjyqtarë që kanë kaluar procesin e rivvlerësimit kalimtar.

Një tjetër strukturë e rëndësishme e sistemit të ri të drejtësisë, SPAK, pritet të ngrihet së shpejti. Ajo do të jetë prokruroria që do të hetojë ata që deri tani cilësoheshin të paprekshmit me pushtet.

Njësia hetimore e prokurorisë së posaçme antikorrupsion është Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH.

SHBA, përmes ambasadës në Tiranë, është investuar maksimalisht prej më shumë se 3 vitesh për reformën në drejtësinë shqiptare. Ngritja e institucioneve të saj dhe funksionimi i tyre sa më parëe është apeli i vazhdueshëm i zyrtarëve amerikanë drejtuar politikës shqiptare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!