Singapori ekzekuton një tjetër të dënuar për trafik droge, i dyti në 3 javë

schedule14:18 - 17 Maj, 2023

schedule 14:18 - 17 Maj, 2023

Autoritetet në Singapor ekzekutuan një tjetër burrë për trafik droge, ekzekutimi i dytë në tre javë. Burri u dënua në vitin 2019 për trafikim të rreth 1.5 kilogramë kanabis, sipas autoriteteve.

Në Singapor, një nga vendet me ligjet më të rrepta të drogës në botë, trafikimi i më shumë se 500 gram kanabis dënohet me vdekje.

“Një burrë 36-vjeçar nga Singapori në burgun Changi u dënua me vdekje sot”, tha një zëdhënës i autoriteteve.

Byroja Qendrore e Narkotikëve të Singaporit (CNB) tha në një deklaratë të veçantë se identiteti i burrit nuk do të publikohej me kërkesë të familjes së tij.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për heqjen e dënimit me vdekje, Singapori e konsideron atë si një mjet efektiv për parandalimin e trafikut të drogës.

Ekzekutimi i sotëm ishte ekzekutimi i dytë që ndodhi në Singapor këtë vit, pas atij të 46-vjeçarit Thangarazu Supiah, i cili u var më 26 prill për trafikim të një kilogrami kanabis.

13 të dënuar me vdekje janë ekzekutuar në Singapor që nga rifillimi i ekzekutimeve në mars 2022 pas një pauze më shumë se dyvjeçare gjatë pandemisë.

/abcnews.al