Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, pranë shkollës 9-vjeçare “ Asllan Shahini”, ku si pasojë e një konflikti me të miturve ndërroi jetë 16-vjeçari Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij Marko Lici.
Prokuroria e Elbasanit informon se grindja mes të rinjve ka filluar mes kushëririt të Fatjon Bicit që mbeti i vrarë, Marko Licit dhe 4 personave të tjerë që ishin nga një fshat tjetër, Drizë.
Pasi ka përfunduar mësimin Fatjoni ka dal nga shkolla dhe rastësisht ka takuar kushëririn e tij i cili i ka kërkuar ta ndihmojë se kishte një përballje me djemtë e tjerë.
Kur janë takuar sherri ka nisur me dhune fizike mes tyre dhe njeri nga të rinjtë me iniciale E.K ka qëlluar Fatjonin me thike në zemër, ky i fundit ka ecur rreth 20 metra i plagosur dhe është shembur ne toke.
Pas ulërimave te të rinjëve Ka qen një qytetarë i cili ka njoftuar ambulancën dhe e kanë dërguar në spital nga ku ndërroi jetë. Të 4 të rinjtë e tjerë janë arrestuar nga policia dhe do të përballen me ligjin sipas veprës penale të kryer. Marko Lici ndodhet jashtë rrezikut për jetë. r.t/abcnews.al