Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e “Lapidarit”.
Gazetari i ABC News, Agim Blloshmi raporton se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Në automjet kanë qenë 3 persona. I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Aldion Lushi, i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, shtetasi A. L., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar 20-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.r.t/abcnews.al