Balaj: Ndaj Francës duhet përqendrim maksimal

schedule17:32 - 2 Shtator, 2019

schedule 17:32 - 2 Shtator, 2019

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës ndaj Francës dhe Islandës e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020. Bekim Balaj kërkon përqendrim maksimal ndaj kampioneve të botës ndërkohë që gardiani Strakosha i konsideron dy ndeshjet e radhës si deçizive për fatet e Shqipërisë

Franca dhe Islanda janë dy kundërshtaret e radhës të Kombëtares Shqiptare në kuadër të ndeshjeve eleminatore të Euro 2020. Kuqezinjtë do të luajnë në datën 7 shtator në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të botës, ndërkohë që tri ditë më pas do të presë në “Elbasan Arena” Islandën.

Në radhët e kuqezinjve mbizotëron optimizmi edhe pse dy kundërshtarët kanë një potencial të madh. Situata ështeë pozitive dhe futbollistët kyçë të kombëtares janë në një formë të shkëlqyer me klubet respektive ku aktivizohen. Bekim Balaj dhe Toma Strakosha ishin të pranishëm në konferencën e parë për shtyp në grumbullimin e Kombëtares. Balaj i cili aktivizohet në kampionatin austriak thekson se është në formë shumë të mirë dhe ndaj Francës do të luhet për pikë.

Gardiani i kombëtares, Tomas Strakosha i konsideron dy ndeshjet e radhës si deçizive për fatet e Shqipërisë në këto eleminatore.

Shqipëria renditet në vendin e katërt në grupin H me tre pikë më pak se Franca kryesuese. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!