Vijon numërimi në Tiranë/ Veliaj thellon rezultatin, rreth 46 mijë vota para Këlliçit

schedule18:11 - 15 Maj, 2023

schedule 18:11 - 15 Maj, 2023

Erion Veliaj vijon me një rezultat të thellë ndërsa vazhdon numërimi i votave në bashkinë e Tiranës. Kryebashkiaku aktual, i cili synon mandatin e radhës në krye të bashkisë, ka marrë deri më tani 127,253 vota, rreth 46 mijë më shumë sesa Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Këlliçi ka marrë 81,409 ndjekur më pas nga Arlind Qori i ‘Lëvizja Bashkë’ me 11,147. 1156 vota më shumë se sa Roland Bejko i PD zyrtare që ka marrë 9,991. Marko Dajti nga Partia “Fronit i Majtë” ka marrë 2238. Deri më tani ka përfunduar numërimi i 176 kutive të votimit në bashkinë e Tiranës.

Ka përfunduar numërimi për:

Bërzhitën, Dajtin, Krrabën, Shën Gjergjin, Zall Bastarin, Zall Herrin, njësitë 1, 3, 10.

Kuti ende të panumëruara:

Baldushku, Kashari, Ndroqi, Petrela, Peza, Vaqarri, Farka (nuk janë hapur ende)
Ndërsa kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar në njësitë 2,6, 11.