“Beleri fiton nga qelia”, Celibashi: Situata e tij juridiko-penale nuk ka të bëjë e procesin e tanishëm

schedule13:47 - 15 Maj, 2023

schedule 13:47 - 15 Maj, 2023

Kryekomisioneri, Ilirjan  Celibashi i është përgjigjur pyetjes sesi do të procedohet me bashkinë e Himarës ku sipas rezultatit paraprak fitues është shpallur Fredi Beleri, i cili ndodhet aktualisht i arrestuar.

Celibashi është shprehur se nëse nuk do të ketë kontestim të procesit në këtë bashki, atëherë ai mandatohet, për me tej ngelen për tu para zhvillimet.

“Ai është kandidat fitues nëse nuk do të ketë kontestime dhe do të konfirmohet rezultati ai do të mendatohet. Situate e tij juridiko penale nuk ka të bëjë e procesin e tanishëm zgjedhor, nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme do të flasim më vonë në lidhje me këtë”, ka thënë Celibashi./abcnews.al