Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Turqi/ Ursula von der Leyen dhe Charles Michel vlerësojnë pjesëmarrjen e lartë

schedule13:47 - 15 Maj, 2023

schedule 13:47 - 15 Maj, 2023

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryetari i Këshillit Europian, Charles Michel kanë folur për pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve turq në zgjedhjet e djeshme, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel.

Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Mendoj se pjesëmarrja masive është vërtet një lajm pozitiv.

Është një lajm i mirë sepse është një mesazh i qartë se qytetarët turq janë të përkushtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shkuar e për të votuar dhe se ata e vlerësojnë institucionin demokratik.

Kjo është një fitore e madhe që u zhvillua dje”, tha Ursula von der Leyen dhe shtoi se “zgjedhjet janë ende të hapura. Duhet të shohim raundin e dytë”.

Nga ana e tij, edhe Charles Michel vlerësoi qytetarët turq dhe shtoi se BE-ja po monitoron nga afër se çfarë do të ndodhë në raundin e dytë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!