Nuk ka rinisur ende numërimi i votave në KZAZ nr.35 në Tiranë, I ndrerë në orët e para të mëngjesit. Gazetarja Esiona Konomi raportoi nga kjo KZAZ se procesi duhet të rifilluar në 11:00.
Në KZAZ nr 18, i njohur si bastion i së majtës, kryeson kryebashkiaku aktual Erion Veliaj.
Respektivish për kutitë e numëruara deri më tani, Erion Veliaj ka siguruar 2762 vota, Belind Këllici 1885 vota, i treti renditet Arlind Qorri me 366 ndërsa kadidanti i PD Roland Bejko numëron deri më tani 254 vota.
Mbeten ende 76 kuti për tu numëruar për kryetar të bashkisë.