Barcelona mposhti Espanyol 2-4 në trnsfrtë duke fituar fituar titullin e tyre për herë të 27 në histori.
Ndonëse e merituar, por triumfi i Barcelonës tërboi tifozët vendas të cilët vrapuan në fushë për të ndërprerë argëtimin e katalanasve.
Disa ultras depërtuan sistemin e sigurisë për të penguar kampionët e sapokurorëzuar të festonin fitoren.
Një tifoz rival u përpoq të ndiqte lojtarët në tunel. Rojet, natyrisht, e penguan.
I tërbuar nga e gjithë kjo situatë, kapiteni i Barçës, Sergi Busquets, dukej se ishte mjaft i gatshëm për të luftuar. Busquets dhe Alonso i bërtitën sigurisë, duke kërkuar mbrojtje për lojtarët e Barcelonës. /G.D abcnews.al/