Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67 %.
Ndërsa, kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.33 %.
Sa i përket, kandidatit të PD-së, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.00 %.
Kujtojmë që Tërmet Peçi ka 12 vite në krye të bashkisë Tepelenë dhe ky është mandati i katërt për të. Ai është kryebashkiak që prej majit të vitit 2011./abcnews.al