Vendoret/ Përfundon numërimi i votave në Pukë, “Bashkë Fitojmë” merr bashkinë e parë

schedule06:54 - 15 Maj, 2023

schedule 06:54 - 15 Maj, 2023

 

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës. Pasi janë numëruar votat në 20 qendrat e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka triumfuar duke  marrë kështu zyrtarisht bashkinë e parë.

Kandidati i koalicionit BF, Rrok Dodaj ia doli të merrte 3480 vota, ose 58.13%, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Gjon Gjonaj mori  2507, ose 41.87%.

Deri më tani Partisa Socialiste ka marrë 9 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1 bashki, ndërsa Partia Demokratike ende asnjë.r.t/abcnews.al