TIRANË- Në kutitë e para Partia Socialiste po prodhon surpriza në qytetin e Shkodrës. Kandidati Benet Beci vijon të ruajë avantazhin kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia. Gazetari Mero Baze theksoi për ABC News se ky trend që po ruhet nga Beci, mund ta çojë atë drejt triumfit në bashkinë Shkodër.
“Mendoj se është një shenjë që mund ta çojë tek fitorja e PS. Mendoj se trendi me të cilin po eci Beci, ka mundësi që mund ta çojë drejt fitores”, tha ai.
Gazetari tha se në këto zgjedhje u vu re një fenomen, që sipas tij, ka të bëjë me votë dërrmuese kundër Sali Berishës.
“Nuk bëhet më fjalë për fitore të PS, por ajo që është fenomen në këto zgjedhje është votë dërrmuese kundër Sali Berishës nga jugu në veri të Shqipërisë”, tha Baze.
Duke u ndalur sërish te projeksioni në Shkodër, Baze u shpreh me batutë se në këtë qytet po rikthehet pluralizmi.
“Me sa shoh Sokol, kemi një rikthim të pluralizmit në Shkodër dhe humbjen e pluralizmit në të gjithë Shqipërinë”, tha ai/n.m. abcnews.al