KUKËS- Partia Socialiste vazhdon të surprizojë edhe në qytetin e Kukësit. Ndonëse me një diferencë të vogël, kandidati i Partisë Socialiste Safet Gjici është në avantazh kundrejt rivalit kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati.
Nga dy kuti të hapura, Gjici ka marrë 134 vota, Sinamati 131, kurse kandidati i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, Abedin Oruçi ka marrë 16 vota. Këto janë votat e para të numëruara, ndërsa Kukësi ka gjithsej 73 qendra votimi.
Tropojë:
Rexhë Byberi PS- 1193
Besnik Dushaj “BF”- 881
Has:
Myftar Dauti “BF” – 1660
Beqir Mulaj PS – 1157/n.m.abcnews.al