Nis numërimi në Poliçan/ Kryeson kandidati i PS-së, pas tij vjen ai i PD

schedule00:10 - 15 Maj, 2023

schedule 00:10 - 15 Maj, 2023

 

Janë hapur kutitë e para në Bashkinë Poliçan. Për këtë bashki në garë janë 3 kandidatë, ai i Partisë Socialiste, Adriatik Zotkaj, i Partisë Demokratike, Florian Qama dhe ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Xhaferaj.

Deri më tani janë numëruar votat në 2 nga 22 qendra votimi në total dhe kryeson kandidati i PS me 229 vota, ose 74.84%, pas tij vjen kandidati  i PD, Florian Qama, i cili ka marrë 60 vota, ose 19.61 % dhe i fundit është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili ka marrë 17 vota ose, 5.56%. r.t/abcnews.al