Opozita pa numërues, Veliaj: Do të presim deri në mesnatë, lidershipi ka nisur të “lëpijë plagët”

schedule23:37 - 14 Maj, 2023

schedule 23:37 - 14 Maj, 2023

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës i bën thirrje Komisionit Qendror rë Zgjedhjeve që të zëvendësojë numëruesit e opozitës nga shoqëria civile. Duke folur në ABC, Veliaj tha se numërimi në Tiranë dhe në Kavajë po vonon për shkak të opozitës që nuk dërgon numëruesit. “Ne dhe në Tiranë, dhe në Kavajë, edhe në Rrogozhinë, i kemi numëruesit gati, jemi duke pritur. I them edhe kolegëve të opozitës është më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund.

Unë kam një muaj që i dëgjoj, “jo po do ta tregojmë ne”, “vetëm të vijë ajo ditë”. Tani dita erdhi. Votimi u krye, votat janë në kuti, ne jemi duke pritur dhe në Rrogozhinë dhe në Kavajë. Fillimisht thanë do vijnë në orën 21:00, pastaj në orën 22:00. Sot janë te faza ku mirë që nuk kishin kandidat, por nuk kanë as numërues. Do pres deri në mesnatë dhe pastaj si drejtues i qarkut do kërkoj KQZ-së të sjellin numërues nga shoqëria civile. Kjo historia që pasi ke dëgjuar një muaj që të sfidojnë në mënyrën më banale të mundshme dhe tani nuk vijnë të numërojnë votat, kjo është pak fyese. Buron nga fakti që e dinë edhe ata që çfarë ka në kuti. Në kuti është një fitore e Partisë Socialiste. U bë e qartë në Kamëz dhe Vorë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se PS bëri një fushatë inteligjente, low cost e cila dha një kthesë të jashtëzakonshme.

“Po vonojnë sjelljen e skuadrës në fushë. Pra nuk fillon numërimi nëse nuk vijnë edhe anëtartët e opozitës. Në këtë fazë ku jemi ne, nuk është kompletuar skuadra e tyre e numëruesve. Më rezulton se në PD ose në ish-ndërtesën e Shqup-it, nuk kap njeri telefonin, nuk ka njeri të marrë vendime. Lidershipi është në fazën kur ka filluar të lëpijë plagët, por kush është lider duhet të drejtojë edhe humbjet, dhe në disfatë duhet të drejtosh ushtrinë e mundur. Thelbi është ky që shkuam nga një fushatë me dy koka, kemi mbërritur në një numërim pa kokë fare. Në këtë fazë shumica e njerëzve në Kavajë dhe Rrogozhinë nuk dijnë telefonit të kujt t’i bien që të caktohen numëruesit të marrin atë firmë dhe atë vulë dhe të hyjnë të numërojnë votat. Në momentin që deri në mesnatë nuk kemi përgjigje atëherë do i kërkojmë KQZ-së ose t’í sjellë t’i numërojnë në Tiranë ose të na dërgojë nga Tirana numërues ose nga shoqëria civile”, theksoi Veliaj.

.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!