Vendoret/ Celibashi: Pjesëmarrja 34.37 %. Votimi ka përfunduar në gjithë Repulikën

schedule20:15 - 14 Maj, 2023

schedule 20:15 - 14 Maj, 2023

TIRANË – 34.37 % është pjesëmarrja në zgjedhje vendore 2023, ndërsa procesi i votimit konsiderohet tashmë i mbyllur në të gjithë Republikën. Shifra u deklarua nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi duke iu referuar qendrave të votimit që është raportuar elektronikisht.

“Procesi ka përfunduar në të gjithë territorin e Republikës, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, komisionerët po protokollojnë procesin.

70% e KQV kanë patur anëtarësi të plotë 10 % me 4 anëtarë dhe  4 %me 4 anëtarë.

Në 11 % të qendrave ka patur vështirësi në aksesin e qendrave të votimit.

Në 62 qendra votimi janë konstatuar shkelje sa I takon vendosjes së materialeve propagandistike

Në 40 qendra kemi patur pezullime, për 30 qendra është raportuar votim në grup. Në 4 raste kemi marrë raportime për votim jashtë dhomës së fshehtë. Në 2 qendra votimi, në Elbasan dhe Paskan është përdorur vetëm një nga dy makinat në gjithë qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 denoncime.  Janë të njëjtat që listuam më parë.” – u shpreh Celibashi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!