Ndaj Pandeli Kokoveshit, i ciliu arrestua bashkë me Fredi Belerin në Himarë për blerje votash, u caktua masa “arrest me burg”,
Avokati Ledjo Nuraj, në një prononcim për mediat, është shprehur se provat e mbledhura në lidhje me blerjen e votave nuk janë të mjaftueshme.
Ai ka shtuar se masa e sigurisë është dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është marrë në konsideratë gjendja e tij shëndetësore.
Kujtojmë që Kokoveshi është i shtruar në QSUT për shkak të problemeve të tij me zemrën, ndërsa tanimë gjendja e tij është e stabilizuar.
LEXO EDHE: U arrestua me Fredi Belerin për blerje votash, burg për Pandeli Kokoveshin
Nuraj ka shtuar se klienti nuk ka mundur të flasë, ndërsa është përfaqësuar vetëm nga mbrojtja e tij. Në fund ai ka thënë se do të ketë një ankimin të kësaj mase sigurie.
“Arrestim i paligjshëm. U bë nga prokuroria e Vlorës, duhej të ishte bërë nga SPAK pasi nuk është arrestim në flagrancë duke qene se hetimet kanë nisur më herët. Do ankimojmë vendimin,” është shprehur avokati. r.t/abcnews.al