FOTO/ Do të blinte 8 vota për 40 mijë lekë, paratë që iu sekuestruan Belerit në momentin e arrestimit

schedule13:51 - 13 Maj, 2023

schedule 13:51 - 13 Maj, 2023

ABC News ka siguruar foton e parave të sekuestruara që do të përdorte Fredi Beleri për të blerë vota. Ai u kap duke blerë tetë vota për 40 mijë lekë. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” doli sot para gjykatës së Vlorës dhe gjyqtarja Dorina Stroka, e cila dha vendimin për ta lënë në burg.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë më parë, me akuzën e shit blerjes së votës. Mbi këtë akuzë, trupi gjykues ka shpallur moskopetencë duke ia kaluar dosjen nga Belerit Prokurorisë së Posaçme. Seancën e sotme në gjykatën e Vlorës, ishte e pranishme edhe ambasadorja greke e akredituar në vendin tonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!