Aksidenti me një viktimë në Selenicë, arrestohet shoferi 30 vjeçar

schedule13:08 - 13 Maj, 2023

schedule 13:08 - 13 Maj, 2023

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60 vjeçare ka ndodhur dje në Selenicë të Vlorës.

Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e automjetit të këtij aksidenti shtetasin S. K., 30 vjeç.

Sipas policisë 30 vjeçari duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!