LeBron eliminon Golden State, Lakers e Denver përplasen në finalen e perëndimit

schedule12:13 - 13 Maj, 2023

schedule 12:13 - 13 Maj, 2023

Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Golden State Warrios në orët e para të mëngjesit të sotëm me rezultatin 122-101. Seria e fitoreve për Lakers shkoi në 4-2 dhe automatikisht janë në finale të Konferencës Perëndimore, ku do të përballen me Denver më datë 17 maj.

Stephen Curry bëri një paraqitje fantastike për Warriors në këtë takim duke arritur të shënojë 32 pikë, 6 rebound dhe 5 asist, megjithatë nuk e shmangu dot eliminimin e ekipit të tij. Ndërsa për Lakers, ishte LeBron James ai që bëri më mirë duke realizuar 30 pikë, 9 rebound dhe 9 asiste.

Ndërsa në Konferencën Lindore, Miami Heat arriti të mposhtë Neë York Knicks me rezultatin e ngushtë 96-92. Seria e fitoreve në favor të Miami Heat shkoi në 4-2 ndaj Knicks duke u bërë finalistët e parë të Konferencës Lindore.

Basketbollisti i Knicks, Jalen Brunson bëri një ndeshje shumë të mirë duke arritur të realizojë 41 pikë, 4 asiste dhe 3 rebound, por ekipi i tij nuk arriti të fitojë. Ndërsa për Miami Heat u shfaq mjaft mirë Butler me 24 pikë të shënuara dhe Adebayo me 23 pikë. /i.m /abcnews.al