Prej disa ditësh tashmë, Federata Greke e Futbollit është në kërkim të një impianti, ku mund të zhvillojë finalen e Kupës së Greqisë, mes AEK e PAOK, pa patur përplasje midis tifozerive, ku një ndër opsionet kryesore të palës greke ishte dhe arena “Air Albania”, por koncerti i këngëtarit të famshëm grek, Nikos Vertis, më 25 maj prishi planet e Federatës Greke, të cilët tashmë duket se kanë marrë vendimin e tyre.
Finalja e madhe do të zhvillohet, të paktën nga çka është vendosur deri më tani, në stadiumin “Panthessaliko”, të Volos, mirëpo Komiteti Ekzekutiv i Federatës Greke të Futbollit ka njoftuar se në rast “dështimi”, atëherë finalja e madhe e Kupës së Greqisë do të “niset” drejt qyteti të Elbasanit, me ndeshjen që mund të zhvillohet në impiantin “Elbasan Arena”. /i.m /abcnews.al