Manchester United do të ndeshet pasditen e sotme në “Old Trafford”, “ujqërit” e Wolverhampton, në një përballje që pritet të jetë një ndër vendimtaret në kualifikimin e “djajve të kuq”, në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, gjatë konferencës për shtyp, tekniku, Erik ten Hag shqetësoi disi tifozët e “djajve”, teksa njoftoi mungesën e mundshme të Marcus Rashford në përballjen e sotme. Megjithatë nuk ka vetëm lajme të këqija, pasi tekniku hollandez njoftoi gjithashtu dhe rikthimin e “shtyllës” së mbrojtjes, Raphael Varane.
“Prezenca e Rashford është do të diskutohet sërish. Ai ka një problem me këmbën, një dëmtim, ndaj nëse do të hyjë në fushë është një pyetje e madhe. Më shumë se e dyshimtë.
Jemi të kënaqur që Varane është kthyer dhe gati për lojë. Ai ka përvojën, aftësinë për të fituar dhe do të na udhëheqë”,- tha tekniku Ten Hag.
Ndërkaq, kujtojmë se, mbrojtësi francez humbi 7 ndeshje për shkak të një dëmtimi të marrë më 13 prill në ndeshjen e parë të çerek-finaleve të Europa League me ndaj Sevilla, ndërsa Rashford është golashënuesi më i mirë i Manchester United në këtë sezon të Premier League me 16 gola në 33 ndeshje. /i.m /abcnews.al