Ish-sulmuesi brazilian i Interit, Adriano “perandori”, vazhdon të besojë se djemtë e Inzaghit mund të shkojnë në finalen e Champions League dhe ta fitojnë atë.
Në sfidëne e parë gjysmëfinale, zikaltërit mposhtën Milanin në Euroderbin me rezultatin 0-2, dhe në sfidën e kthimit tashmë ata do të luajnë në shtëpinë e tyre dhe stadiumi San Siro do të jetë i mbushur plot me tifozët zikaltër.
“Perandori”, sulmuesi legjendar brazilian, është i kënaqur me rezultatin dhe beson se Inter do të prekë finalen.
“Nuk i humbas ndeshjet e Interit, është një dashuri që do të qëndrojë përgjithmonë. Kam festuar fitoren ndaj Milanit, më ka bërë përshtypje qasja ndaj ndeshjes dhe rezultati. Asgjë nuk është vendosur, por shpresoj të arrij në finale. Interi mund të mposhtë këdo. Ne duhet të shkojmë në Stamboll me kokat lart dhe pa frikë, pavarësisht se cili do të jetë kundërshtari”, u shpreh Adriano./ h.ll/abcnews.al