Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamitsi u takua mëngjesin e sotëm me drejtorin e rajonit në ministrinë e Jashtme shqiptare. Diplomatja greke i ka shprehur palës shqiptare shqetësimin përt arrestimit e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës.
ABC News mëson se diplomatja nuk ka dërguar një notë proteste ndaj Shipërisë për ngjarjen. Takimi erdhi pasi Athina zyrtare reagoi pas arrestimit të Belerit. Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit grek Nikos Dendias, ambasadorja Kamitsi do të mbante në ministrinë e Jashtme.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”, thuhet në njoftim.
Burimet për ABC Neës thanë se Beleri akuzohet për shitblerje votash. Bashkë me të u shoqëruan në komisariat edhe dy persona të tjerë, të cilët janë liruar pas disa orësh, siç raportoi gazetari Elton Nika. Ndërkohë priten detaje të tjera nga policia rreth arrestimit të kandidatit të opozitës për Himarën./abcnews.al