Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Finale spektakolare, Vora përmbys gjithçka ndaj Elbasanit dhe shpallet kampione e Kategorisë së Dytë

schedule20:44 - 11 Maj, 2023

schedule 20:44 - 11 Maj, 2023

Skuadra e Vorës ka përmbysur gjithçka pasditen e sotme, teksa në finalen e madhe të Kategorisë së Dytë, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 1, rivalët e AF Elbasanit.

“Verdheblutë” e nisën mirë përballjen, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 19’-të të sfidës me Lleshin, mirëpo Avdiu mendoi për të tijët dhe me një dopietë në minutat 26’ ka përmbysur gjithçka duke i shpallur të tijët Kampionë të Kategorisë së Dytë.

Ndërkaq, skuadra e Elbasanit duhet të mjaftohet me ngjitjen drejt Kategorisë së Parë, teksa shpreson që pas sezonit të radhës ta shohë sërish veten në elitën e futbollit shqiptar. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Lleshit, 0-1:

Goli i parë i Avdiut, 1-1:

Goli i dytë i Avidut, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!