PSG, Bayern e Milan i “vihen pas” talentit të Bayer Leverkusen

schedule18:14 - 11 Maj, 2023

schedule 18:14 - 11 Maj, 2023

Me 6 gola dhe 6 asistime në 30 ndeshjet e deri më tanishme të zhvilluar këtë sezon me “aspirinat” e Bayer Leverkusen, ku në një pjesë të mirë të tyre e ka nisur sfidën si zëvendësuses, anësori francez, Amine Adli duket se ka “lulëzuar” nën udhëheqjen e teknikut Xabi Alonso.

Falë këtyre performancave, Adli tashmë është në “lupën” e gjigandëve evropianë, me PSG dhe “bavarezët” e Bayern Munich, të cilët prej kohësh tashmë po e ndjekin nga afër lojtarin dhe do të tentojnë afrimin e tij gjatë merkatos së verës.

Në “garë” gjithashtu për francezin janë dhe “kuqezinjtë” e Milan, me këta të fundit që patë mundësinë për ta transferuar 23-vjeçarin, 2 vite më parë, vetëm pak ditë para se Adli të transferohej tek “aspirinat” e Leverkusen. /i.m /abcnews.al