Balluku prezaton programin ‘Rrugë të bardha’: Transformon rrënjësisht infrastrukturën rrugore rurale

schedule14:57 - 11 Maj, 2023

schedule 14:57 - 11 Maj, 2023

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i FSHZH prezantuan sot programin “Rrugë të bardha”.

“Jemi këtu për një projekt shumë interesant, i cili do t’i japë frymëmarrje zhvillimit rural dhe sidomos bashkive atyre që nuk kanë shumë mundësi ekonomike dhe kanë buxhete të reduktuara. Duke e nisur me një analizë të nevojave që ne kemi në rang vendi në çdo territor, çdo bashki dhe siç thamë bëhet fjalë për rrugë të cilat janë konsideruar si jo vizibël përsa i përket numrit të banorëve që kanë apo zhvillimit ekonomik të zonës.

Pra ne duke i identifikuar dhe duke i grupuar pastaj sipas prioriteteve do të bëjmë një punë që do të ketë një bazë analize. Unë e kam nga eksperienca personale duke u dashur për shkak të detyrës që lëvizin në të gjithë Shqipërinë, ka bashki të vogla por të cilat kanë një zhvillim ekonomik të rëndësishëm vitet e fundit, siç mund të jenë rastet e bashkive që kanë zhvillim bujqësor ora kë një nxitje të bujqësisë në zona, ka ka bashkim operatorësh bujqësor, ka një produkt i cili mund të eksportohet, pra ka marrë një rëndësi rruga jo vetëm për të aksesuar shtëpinë, apo për të aksesuar qendrën e fshatit, por edhe për zhvillimin ekonomik. Dhe nga ana tjetër ka bashki sërish të vogla që kanë filluar të kenë një rëndësi të veçantë turistike.

Nga ana tjetër ku është një cikël i cili ne duke i dhënë mundësi këtyre bashkive të vogla ose bashkive pa të ardhura të konsiderueshme që ti ndërtojmë këtë rrjet fundit, sepse praktikisht ky është rrjeti fundor rural, i cili ka mbetur për shkak të prioriteteve që qeveria dhe pushteti vendor kanë pasur, këtu do të krijohen mundësia e vetë bashkisë për të gjeneruar të ardhura, sepse duke i mbyllur le të themi këtë rrjet fundor përmes programit të rrugëve të bardha, pra me atë lloj instrumenti sigurisht këto bashki do të marrin një hov ekonomik, qoftë ky bujqësor, qoftë ky i turizmit, agroturizimit, i turizmit historik etj, duke e bërë kështu që bashkia të gjenerojë të ardhura, duke i rritur kapacitetet financiare dhe duke i bërë ata që të ndërhynë dhe vetë në të ardhmen.
Na duhet vetëm bashkëpunim dhe kjo është diçka që do të kërkojë edhe një dialog, edhe një shpjegim të mëtejshëm me bashkitë sepse duhet të jenë edhe bashkisë të qarta sesi do funksionojë. Duhet të jenë edhe ata të disponueshëm për të ngritur nga burimet njerëzore deri tek kapacitetet e dijes le të themi sesi duhet të funksionojë projekti. Sa më të qartë janë ata, aq më i suksesshëm do të jetë projekti, sepse ju nuk do të mundeni që ta mbani këtë 100% mbi supe, ky është një proces bashkëpunimi.” u shpreh Balluku.