Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, artisti i njohur, Fatos Qerimaj ka zbuluar se çfarë e frymëzon gjatë krijimtarisë së tij.
“Unë shkruaj gjithmonë në mbrëmje. Por ajo që më frymëzon është hapësira universale dhe shpesh tingujt tanë shqiptarë tradicional që enden në këtë hapësirë dhe unë mundohem t’i prek dhe t’i vë në partiturë”, tha ai.
Më tej, në rolin e pedagogut në Universitetin e Arteve, Qerimaj u shpreh i pakënaqur me brezin e ri, pasi studentët nuk janë shumë kualitativ, ndërkohë që angazhimi pedagogjik është maksimal.
Sipas tij, studentët që në formimin e tyre në shkollë të mesme kanë një problem lidhur me kërkesat e tyre, të cilat ndryshojnë herë pas here.
“Ne kemi një gjë në universitet, angazhimi ynë pedagogjik padyshim që është maksimal, por është maksimal në qoftë se do të kishim studentë të mirë dhe studentë që kërkojnë një trup pedagogjike të fortë. Ka disa vite që ka rënë kualiteti i studentëve që vijnë në Akademi, sepse që në formimin e tyre në shkollat e mesme kanë një problem dhe kanë një mosafrim të kërkesave të tyre, dmth studentët nuk puqen me kërkesat e tyre, marrin psh. klarinetë, por nuk i pëlqen klarineta, marrin firzamonikë, por nuk i pëlqen, më pas duan pikturën. Edhe gjithmonë kanë një kontraditë.
Mua më pëlqen të kemi një cilësi të mirë të studentëve, qoftë dhe pak. Ajo që është e rëndësishme për mua si pedagog, është që sa unë e kuroj dhe sa unë e frymëzoj këtë student që ai ta shikoj veten e tij si një klanirestist europian se nuk mund ta shohi si lokal”, shtoi Qerimaj./abcnews.al