“Në fshat ndërtoni pa leje”, Minxhozi për Belon: Premtim elektoral i papërgjegjshëm

schedule17:42 - 10 Maj, 2023

schedule 17:42 - 10 Maj, 2023

 

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, ndër të tjera foli edhe për premtimet e kandidatë në Tiranë, në veçanti për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i cili ditën e sotme bëri një tjetër premtim elektoral, duke u shprehur se qytetarët në fshatra mund të ndërtojnë pa pasur nevojë për një leje.

Minxhozi tha se këto premtime e tregojnë Belindin një njëri të vogël dhe po ashtu tregon se ai ka pas gjasa të fitojë.

Belindi po nxjerr disa teze dhe disa premtime që së pari e tregojnë një qytetar të vogël. Sepse t’i nuk mund të prekesh marrëdhëniet mes qytetarit dhe shtetit.

Nuk ka asnjë vend në botë ku ndërtimet e reja duhet vetëm të njoftojnë dhe të mos marrin asnjë leje. Është e vërtetë që t’i mund të lehtësosh procedurat për marrjen e lejeve. Ky lloj liberalizimi i lejeve, kjo unë nuk e se çfarë është, por vetëm shtet – bërje nuk është. Mjafton të thotë tani që nuk do paguani ujin, dritat nuk do merrni gjoba e me radhë” tha Minxhozi.r.t/abcnews.al