Miliarderi Elon Musk, i cili aspiron ta kthejë Twitter-in në një aplikacion për gjithçka, ka njoftuar se së shpejti do të jetë e mundur të kryhen thirrje video dhe zanore përmes platformës.
“Së shpejti do të shtohet biseda me zë dhe video nga llogaria juaj për çdo përdorues në këtë platformë, duke ju lejuar të bisedoni me njerëzit kudo në botë pa u dhënë numrin e telefonit”, tha Musk.
Në këtë mënyrë, platforma do të ofrojë një mjet të barabartë me ato të ofruara nga rrjetet Instagram dhe Facebook.
Që kur mori në dorë ‘frenat’ e platformës, Musk nuk ka reshtur së bëri ndryshime dhe prezantimin e veçorive të reja, në një mënyrë kaotike shumicën e kohës.
Në Nëntor ai shprehu synimin për të zhvilluar një aplikacion për gjithçka duke lejuar ndër të tjera, dërgimin e mesazheve të koduara, shkrimin e tweet-eve më të gjata dhe disponueshmërinë e mjeteve të pagesës./abcnews.al