Aktori i njohur, Robert De Niro së fundmi është shfaqur në emisionin televiziv kanadez ET Canada, në të cilin ka treguar se familja e tij është shtuar një anëtar të ri.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i tij për shtyp dhe ka thënë për Sky News se De Niro ka lindur fëmijën e tij të shtatë në moshën 80-vjeçare dhe se aktori është i gëzuar pa masë.
Kujtojmë se Robert De Niro ka gjashtë fëmijë nga martesat dhe lidhjet e tij. Me gruan e tij të parë, Diana Abbott, ai ka një vajzë, Drina dhe një djalë, Rafael. Në vitin 1995, ai pati binjakë Julian dhe Aaron me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Tuki Smith.
Me ish-bashkëshorten e tij Grace Hathaway, aktori ka një djalë, Eliot dhe një vajzë, Helen. Ai u divorcua nga Grace në vitin 2018 dhe u përfol se aktori ishte ende në një lidhje me instruktoren e arteve marciale Tiffany Chan gjatë martesës. Të dy janë njohur në vitin 2015 në xhirimet e “The Intern” dhe prej vitesh përflitet për një lidhje, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar.
Nuk dihet zyrtarisht se kush është nëna e fëmijës së shtatë të aktorit, madje 51 vite më e vogël se vajza e madhe e De Niros, Drina, të cilën ai e ka birësuar. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur gjinia e foshnjës./abcnews.al