Ndalimi i gazetarit amerikan në Rusi, Moska shqyrton kërkesën e SHBA-së për negociata

schedule12:27 - 9 Maj, 2023

schedule 12:27 - 9 Maj, 2023

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Rusia po shqyrton kërkesën e SHBA-së për qasje konsullore ndaj gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

“Të gjitha kërkesat për vizita konsullore në Gershkovich merren parasysh nga shërbimet përkatëse ruse”, tha Ryabkov i Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ende nuk ka komentuar mbi çështjen.

Kujtojmë se, Gershkovich një shtetas amerikan u arrestua gjatë marsit në Rusi, i akuzuar për spiunazh, një shenjë kjo e goditjes së Kremlinit ndaj mediave të huaja që pas pushtimit Ukrainës.

Wall Street Journal ka mohuar me forcë akuzat për spiunim kundër gazetarit të saj.

Gerschkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë deri më 29 maj.

Zv. zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel tha muajin e kaluar se Uashingtoni ishte “thellësisht i zhgënjyer” që Moska kishte refuzuar kërkesën e tyre për të vizituar Gershkovich.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!