Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj, ndërsa gjysmëfinalet të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj.
Pra, gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, do të mbahet mbrëmjen e sotme. Ajo do të hapet nga prezantuesja Julia Sanina, ndërsa do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Këngëtarja ukrainase Alyosha, e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision Song Contest 2010, do të performojë së bashku me këngëtaren dhe kantautoren e mirënjohur Rebecca Ferguson nga Liverpool.
Ashtu si shumë gra ukrainase në vitin 2022, Alyosha u detyrua të largohej nga vendi i saj. Ajo do të ndajë rrugëtimin e saj personal përmes ‘remak-ut’ të ri të “Ordinary World” nga grupi britanik Duran Duran.
Lista e vendeve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:
- Norvegji – Alessandra – Queen of Kings
- Malta – The Busker – Dance (Our Own Party)
- Serbia – Luke Black – Samo Mi Se Spava
- Letonia – Sudden Lights – Aijā
- Portugalia – Mimicat – Ai Coração
- Irlandë – Wild Youth – We Are One
- Kroacia – Let 3 – Mama ŠČ!
- Zvicra – Remo Forrer – Watergun
- Izrael – Noa Kirel – Unicorn
- Moldavia – Pasha Parfeni – Soarele şi Luna
- Šuedia – Loreen – Tattoo
- Azerbaxhani – TuralTuranX – Tell Me More
- Çekia – Vesna – My Sister’s Crown
- Holanda – Mia Nicolai & Dion Cooper – Burning Daylight
- Finlanda– Käärijä – Cha Cha Cha
Siç parashikohet aktualisht nga sondazhet, Finlanda do të fitojë gjysmëfinalen e parë dhe pas saj garuesit do të rreshtohen si më poshtë: Suedia, Izraeli, Norvegjia, Republika Çeke, Moldavia, Kroacia, Serbia, Holanda, Zvicra, Irlanda, Portugalia, Maltë, Lituani, Azerbajxhan.
Sipas listës përfundimtare të parashikuar të fituesve, vendi i parë dhe më i mundshmi për të fituar është Suedia me përfaqësuesen e saj Loreen me këngën ‘Tattoo’./abcnews.al