“9 Maji”, presidenti Putin në mbyllje të fjalimit lavdëron ushtarët rusë: Krenarë për ju!

schedule09:40 - 9 Maj, 2023

schedule 09:40 - 9 Maj, 2023

Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Fitores, Putin tha se ndihet krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që ai e quan “operacion special ushtarak” të Rusisë.

Ai tha se shtetësia dhe e ardhmja e Rusisë varet nga këta njerëz, duke theksuar se të gjithë janë të bashkuar për të mbështetur heronjtë e Rusisë.

“Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura. Për Rusinë, për forcat tona të armatosura,” përfundoi fjalimin lideri rus.

/abcnews.al