“Mëkat t’i çosh demokratët te Meta”, Alibeaj në Pogradec: Berisha i korruptuar që në 2013

schedule18:01 - 8 Maj, 2023

schedule 18:01 - 8 Maj, 2023

Enkelejd Alibeaj, kreu i komanduar i PD-së, vijon të ketë shënjesëtr Sali Berishën, ndërsa po bën takimet përmbyllëse të fushatës, në këtë javë të fundit, para 14 majit.

Në Pogradec ai nuk arriti të nxjerr një kandidat për të garuar për bashkinë, por i fokusuar tek këshilli bashkiak, kërkon vota për logon.

“I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë” tha Alibeaj.

Sipas kreut të komanduar të PD-së, Sali Berisha është duke mëkatuar për herë të dytë, në një formë tjetër por sërish për zgjedhje.

“Nuk ka mëkat më të madh politik sot sesa të marrësh demokratët sic ka bërë Sali Berisha dhe të shkosh dhe ti strehosh në një parti të majtë. E majta tek e fundit nuk është se ka ndonjë problem të madh, por një parti që ka vesin me vet, ka pazarin me vete” shtoi ai.

Qëllimin e tij në këto zgjedhje, megjithatë e ka të qartë, në kushtet kur ka vetëm 14 garues për 14 majin. Si synon parlamentaret e 2025.

“Pikë takimi me historinë tonë është në 2025. Sot hedhim themelet te sigurta për një parti të djathtë dhe në 2025 te shfaqemi si nje parti që kryen rrotacionin politik” theksoi kreu i PD.

Sic ka treguar më parë alibeaj, pas zgjedhjeve të dielën që vjen, Partia Demokratike do të futet në një proces zgjedhor. Ai tha se PD-ja do të jetë një parti që nuk qëndron e varur nga një lider por idetë janë ato që kanë rëndësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!