Delegacioni i BE në Izrael anullon aktivitetin, pas pjesëmarrjes së ministrit të ekstremit të djathtë

schedule15:54 - 8 Maj, 2023

schedule 15:54 - 8 Maj, 2023

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Izrael ka anuluar pritjen e përvitshme që bënte në kuadër të Ditës për Evropën.

Sipas një postimi të bërë në Twitter nga delegacioni i BE-së thuhet se vendimi për anulimin e festimeve është bërë për shkak të pjesëmarrjes së paplanifikuar të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir.

Për fat të keq, këtë vit ne kemi vendosur të anulojmë pritjen diplomatike pasi nuk duam t’i ofrojmë një platformë dikujt, pikëpamjet e të cilit nuk janë në përputhje me vlerat që përfaqëson BE,” shkruan delegacioni i BE-së në Twitter./abcnews.al