Pak metra nga punimet, që kanë nisur në dhjetor për të ngritur teatrin e ri Kombëtar, me një projekt krejt ndryshe nga ai u shemb, Belind Kçlliçi bëri një premtim.
“Dua të zotohem para jush, që Teatri Kombëtar me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të rindërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”
Kandidati i Koalicionit “Bashke Fitojme” sic thotë është kundër një projekti ndryshe nga ai që ka qenë.
“Unë jam pro zhvillimit dhe kam qenë “Pro” gjithmonë, që të ndërtohet një teatër i ri në Tiranë, por pa prishur teatrin që ne kishim, që ngrihej krenar, këtu prapa shpatullave tona. Sot që ne flasim, kemi parë në muajin dhjetor një ceremoni që ka kushtuar me dhjetra mijëra euro, për inagurimin e punimeve dhe ku sot që ne flasim kemi vetëm një gropë financiare, por mbi të gjitha shpirtërore, për të gjithë kryeqytetasit”
Për të mbrotjur trashëgiminë kulturore, Kellici premtoi ngritjen e një sterukture të posacme, ndërkohë risolli idenë e zhvillimit të referendumeve për cëshje të caktuara që prektin kryeqyetetin.
“Një qytet që sot rrezikon të shembë dhe të prishë edhe Teatrin e Kukullave, godinën e Parlamentit të parë shqiptar, i cili në projektet e bashkisë Tiranë planifikohet të ndërtohet me disa restorante në katet e para dhe me lokale. Unë do t’i propozoj pas 14 majit, përmes rikthimit të referendumeve, përmes dhënies së hapësirës të gjithë qytetarëve për të vendosur ata, pra mundësinë qytetit për të vendosur për Teatrin e Kukullave. A dëshirojnë qytetarët të jetë një muze etnografik, a dëshirojnë të jetë një muze i parlamentarizmit shqiptar, apo ta bëjmë një godinë funksionale, ta rijetëzojmë duke e kthyer në godinën e Këshillit Bashkiak të Tiranës”
Kellici u tha fjalen artostëve që ishin pjesë e takimit, se do të rikthejë zonën hisotrike të Tiranës.