Shpërthimi në karburant, flet babai i të plagosurit që shpëtoi 2 fëmijët

schedule12:16 - 29 Gusht, 2019

schedule 12:16 - 29 Gusht, 2019

Nga shpërthimi në pikën e karburantit në Lezhë mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre ishte edhe Nikolin Prenga. 40 vjeçari arriti të shpëtojë dy të mitur që ndodheshin në makinën që u përfshi nga flakët duke pësuar djegie të rënda. Babai i tij tregon për ABC News ngjarjen.

Nikolin Prenga është një ndër personat që mbeti i plagosur nga shpërthimi që ndodhi të shtunën në mbrëmje në karburantin pranë kryqëzimit të Shënkollit.

40 vjeçari punonte aty dhe në momentin kur pika e karburantit u përfshi nga flakët i ka dhënë ndihmën e parë familjes që po furnizohej me gaz.

Në mjet ishin dy fëmijë të cilët janë nxjerrë me shpejtësi nga Nikolini. Babai i tij thotë se djali ka përfunduar në spital me djegie të rënda në trup.

I ati tregon se Nikolini ndihet i lumtur që arriti të shpëtonte dy të mitur nga flakët pavarësisht se u plagos rëndë.

Ngjarja ndodhi natën e 24 gushtit nga shpërthimi i bombolës së gazit në pikën e karburantit në anë të rrugës Milot -Lezhë.

Për pasojë 7 vetë u lënduan  dhe u dëmtuan disa automjete./ABC News Albania 24/7