Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën është takuar me qytetarë të Xhamllikut, për tu kërkuar votën e 14 majit.
Ecjet në rrugë kanë të papritura, si këto zonja që me buzëqeshje i deklaruan votën kundër.
“Ç’të të bëjmë ne tani ne votojmë Erion Veliajn”, ka thënë një qytetarë.
“Epo shumë mirë”, është shprehur Bejko.
Me këtë banor, Bejko komentoi premtimin e Belind Këllicit për autobuzë falas, duke thënë se është i pamundur.
“Unë kam opinionin se një premtim i tillë bëhet për efekt elektoral, nuk ka autobus falas në botë”, ka thënë Bejko./abcnews.al