Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka qenë i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Tirana Live” në ABC News, ku ndër tjera foli edhe për debatin mes partisë dhe tij dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për numëruesin e katërt.
Idrizi tha se debati ende nuk ka përfunduar, pasi tani çështja është në Kolegj, ndërsa shtoi se nuk e di pse i intereson kaq shumë partive ky numërues, pasi PDIU ka qenë gjithë kohën pa numërues. Sipas kreut të PDIU, numëruesi në momentin që numëron votat zhvishet nga partia dhe duhet kryejë atë detyrë me seriozitet, në të kundërt përfundon pas hekurave.
“Saga e numëruesit vazhdon, tani jemi në Kolegj. Kodi e përcakton që të merret për bazë rezultati i i vitit 2017 dhe sipas kësaj numëruesi i takon PDIU.
Ne nuk kemi pasur asnjëherë numërues, nuk e kuptoj se për çfarë i intereson kaq shumë. Në momentin që numëruesit numërojnë votat ata zhvishen nga funksionet partiake dhe duhet të zbatojnë ligjin.
Diskutimi është absurd, sepse pretendimi i atyre që i konteston, është se duan me dit ku ka qenë PDIU në 2017.
Për këtë po jap një pergjigje, në vitin 2017 PS ishte me PD, ndërsa Meta u president, PDIU ishte e vetmja në opozitë.
Këtë herë besoj që kjo do të jetë hera e fundit që votat do të numërohen në këtë mënyrë” tha Idrizi.
Në lidhje me një lloj anatemimi që po bëhet PDIU-së duke i artikuluar faktin se është më shumë pranë mazhorancës së opozitës, Idrizi tha se nuk e sheh si anatemim, por normalisht tension mes partive do të ketë.
Në lidhje me tensionet e ngritura nga kandidati i BF, Fredi Bejleri, Idrizi tha se ky i fundit duhet të ishte në dyert e gjykatave sot dhe jo aty ku është.
“Unë është se kam parë ndonjë anatemim, sigurisht që tensione mes partive ka. Me thënë të drejtën nëse unë do ta barazoja Fredin Belerin me opozitën shqiptare atëhere nuk kemi se nuk kemi se çfarë flasim.
Ai duhet të ishte në dyrët e gjykatës për krimet që ka bërë. Ai është i dënuar nga Gjykata e Vlorës. Ai vazhdon të dalë më flamurin e Verio Epirit.
PDIU nuk ftoi asnjë nga kampi opozitar, për të diskutuar.
Ne në këtë fushatë kemi dalë vetëm dhe kemi bërë shumë mirë. Ne jemi të keqardhur për gjendjen e opozitës, por nuk jemi ne përgjegjës.
Dy pjesët e PD kishte detyrim për votuesit dhe gjithë vendin që të dilnin të bashkuara, por ata nuk arritën të mereshin vesh.
PDIU është një parti që e di shumë mirë pse qëndron në politikë. PDIU do të bashkohet me këdo që i bashkangjitet kauzës për shqiptarët e Çamërisë.
I njoh të gjithë dhe për këtë arsye do të shoh dhe do të vendos vetëm në favor të kauzave që ka partia jonë” përfundoi Idrizi.r.t/abcnews.al