Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare deri në pasdite, më të dukshme vranësirat do të jenë në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu. Por mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rënie të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35 °C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

