Zyrtarë ukrainas njoftuan se Rusia goditi me raketa dhe dronë Kievin dhe Odesan në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sipas tyre, trupat ruse sulmuan Kievin duke përdorur armatime dhe raketa të llojit “Shahed”, por të gjithë dronët u shkatërruan.
Komanda ushtarake në jug të Ukrainës tha se 12 nga 15 dronët që u lëshuan në Odesa janë shkatërruar. Tre prej tyre goditën një kampus universitar, por nuk pati viktima.
Kremlini pretendoi të mërkurën se Ukraina lëshoi dy dronë në rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, të cilët u asgjënsuan nga mbrojtja elektronike e Kremlinit.
Zyrtarët ukrainas thanë se qeveria e Kievit nuk kishte të bënte me asnjë sulm me dron ndaj Kremlinit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan dje një paketë të re ndihmash prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihmat përfshijë sasi më të mëdha me armatime për artilerinë dhe raketa për Sistemin e Artilerisë “HIMARS”, në prag të një ofensive të pritshme nga Ukraina./VOA